Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:03 Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim” Senatori demokrat Chris Van Hollen njoftoi se do të kandidojë për kreun e shumicës në Senat, duke sfiduar hapur Chuck Schumerin. Schumer thotë se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Frika nga koronavirusi, shqiptarët anulojnë fluturimet drejt Italisë dhe planet për festat e 7-8 Marsit

Aktualitet E premte, 28 Shkurt 2020 08:49
Frika nga koronavirusi, shqiptarët anulojnë fluturimet drejt Italisë dhe planet për festat e 7-8 Marsit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përhapja e koronavirusit në Europë, ku Italia po rezulton më e prekura, ka ndikuar dhe planet e shumë shqiptarëve që kanë pasur plane të vizitojnë vendin fqinjë si për pushime, ashtu dhe për qëllime biznesi.

Jeta Hoxha, agjente turizmi, pranë Union Travel, pohon se ka pasur anulime për udhëtime biznesi, apo dhe shtyrje biletash nga individë për një afat të papërcaktuar. Ditët e fundit është anuluar një konferencë në Milano, ndërsa ka pasur dhe anulime nga individë dhe grupe. Rreth 40% e udhëtimeve të planifikuara drejt Italisë janë anuluar, shton ajo.

Alban Zusi, President i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, pohoi më herët se janë kufizuar lëvizjet e menaxherëve drejt Italisë dhe kjo do të reflektohet në punën e biznesit, pasi disa marrëdhënie janë të domosdoshme për kontakte nga afër. Eksportues të tjerë pohojnë se ka pasur anulime panairesh dhe udhëtimesh të planifikuara në Itali.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përhapja me shpejtësi e virusit në Europë e ka zgjeruar frikën e udhëtimeve dhe në shtete të tjera të Europës. Hoxha thotë se ndonëse po afrohet 8 marsi, që shoqërohet me udhëtimeve të shumta turistike nga grupet e grave, vihet re një lloj hezitimi. “Ka frikë për udhëtime me autobus, pasi janë vende të mbyllura dhe ka kontakte mes njerëzve”, pohon ajo. Destinacioni më i preferuar për momentin për 8 marsin mbetet Budva.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithatë, deri tani, pjesa më e madhe e anulimeve kanë qenë drejt Italisë.

Italia mbetet destinacioni kryesor i fluturimeve nga dhe drejt Rinasit, me 50% të trafikut total të pasagjerëve për vitin 2019, sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport. Pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.7 milionë në vitin 2019.

Mund t'ju interesojë

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të...

Para 34 minutash
Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 2 orësh
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 10 orësh

Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga dhe drejt Rinasit vijon të jetë Roma, me 334 mijë pasagjerë në 2019-n. Destinacioni i dytë është Milano, me 317 mijë pasagjerë, i treti është Bergamo, me 169 mijë pasagjerë.

Edhe përmes porteve të vendit, çdo vit udhëtojnë rreth 1.6 milionë pasagjerë.

Virusi shkakton kaos në udhëtime në Europë, Italia me anulime për Pashkët

Përhapja e koronavirusit ka shkaktuar një amulli totale me udhëtimet ajrore. Mediat e huaja njoftojnë se ka pasur fluturime të anuluara dhe bileta për t’u rimbursuar. Kompanitë e fluturimeve Lufthansa dhe Klm janë të parat që kanë njoftuar marrjen e masave.

Frika për të udhëtuar po ndikon turizmin. Më e prekura është Italia ka njoftuar shumë anulime rezervimesh që kishte pasur për festën e pashkëve në prill. Në Itali, segmenti i turizmit vlen një total prej 146 miliardë eurosh: një shifër e barabartë me 12% të PBB-së, e krijuar nga një zinxhir prej 216 mijë njësish akomodimi dhe 12 mijë agjenci udhëtimesh. Përhapja e koronavirusit ka bërë që disa qeveri, nga Irlanda në Izrael, të përfshijnë Italinë midis vendeve “jo të rekomanduara” për vizita kënaqësie dhe “jo rekomanduar rreptësishtë” për udhëtime biznesi, shkruan il Sole 24ore.

Izraeli njoftoi dje se do të ndalojë hyrjen e qytetarëve italianë të hyjnë në vend, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Këtë e bëri të ditur Ministri i Brendshëm Arie Deri, duke theksuar se ai do të nënshkruajë një dekret në këtë drejtim. “Ne nuk kemi zgjidhje tjetër – shpjegoi ai, cituar nga media – virusi është përhapur në Itali”.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të monitorojnë të gjitha ardhjet nga zonat e infektuara me shpërthime të koronavirusit dhe janë “shumë, shumë të gatshëm” për të bërë gjithçka që kërkohet. Këtë e theksoi Presidenti Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë, duke theksuar se SHBA deri më tani ka qenë e suksesshme, në trajtimin e urgjencës. Për më tepër, për Trump është ende shumë herët që Shtetet e Bashkuara të vendosin për ndonjë kufizim udhëtimi nga Italia dhe Koreja e Jugut. “Tani nuk është koha e duhur. Në kohën e duhur që mund ta bënim, do të shohim se çfarë ndodh“./MONITOR

Etiketat e lidhura

italikoronavirusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 33 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 34 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 2 orësh

Moti sot: Stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 9 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.