Frikë nga eksodi, rriten masat e sigurisë në portin e Vlorës

 

Eksodi i shqiptarëve drejt Europës në javët e fundit ka rritur vigjilencën e policisë në pikat kryesore të kalimit.

Prej tre ditësh në portin e Vlorës efektivi i policisë është rritur pasi druhet një largim masiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot pritet një shtim edhe më i madh i forcave policore dhe kontroll i rreptë i udhëtarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në tre muajt e fundit dhjetëra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi duke kërkuar azil në shtetet e BE-së.

Vetëm në Gjermani kanë qenë 3020 azilkërkues në muajin mars.

Shtetet kryesore ku shqiptarët emigrojnë janë Gjermania, Austria, Franca, Britania e Madhe etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?