Frikë për bomba në avionët britanikë për Sharm el-Sheikh të Egjiptit

 

Fluturimet nga aeroporti Sharm el-Sheikh të Egjiptit për në Britani të Madhe janë shtyrë shkaku i alarmit për bombë në aeroplanë.

Zyrtarët e qeverisë britanike kanë konfirmuar se janë shtyrë të gjitha fluturimet për t’ia mundësuar ekspertëve britanikë që të kenë qasje në sigurinë e aeroplanëve.

Një zëdhënës në Downing Street ka thënë se anulimi i fluturimeve është bërë shkaku i të dhënave të reja që paralajmëronin sulme me bomba në aeroplanë.

Airbusi 321 rus u rrëzua të shtunën, duke lënë të vdekur 224 pasagjerët që po udhëtonin drejt Egjiptit.

SHKARKO APP