Frikë për përplasje në Bularat, Greqia ka një thirrje për qytetarët
Frika se mund të ketë një përplasje në Bularat, gjatë varrimit të ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas, ka bërë që Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes së Qytetarit në Greqi ti bëjnë thirrje qytetarëve të tyre.
‘Qytetarët grekë që shkojnë në Bularat janë të lutur që të vetëpërmbahen dhe të tregojnë respekt për familjen dhe ceremoninë’, thuhet në thirrjen e ministrive.
Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm qindra grekë kanë hyrë në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Kaçifasit.
Gjatë mëngjesit policia ka ndaluar në Kakavijë 8 qytetarë grekë, pjesëtarë të Agimi të Artë të cilët kishin me vete bluza dhe sende të tjera me shkrime ekstremiste.
Ceremonia e varrimit
Ditën e sotme rreth orës 13:00 pritet që të mbahet varrimi i Konstandinos Katsifas, trupi i të cilit u mbajt për disa ditë në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë dhe dje iu kthye familjarëve të tij në Bularat.
Ai do të vishet me rroba ushtarake, ndërsa në varrimin e tij, pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë grekë që do të vijnë në Bularat për të nderuar figurën e Kaçifas.
Nderkohë është mesuar se një furgon i mbushur me persona me bluza te zeza ku shkruhej Vorio Epir nuk u lejua të futej në Shqipëri në doganën e Kakavijës.
Sipas mediave greke, rreth 2 mijë persona janë nisur drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në funeral, por autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Kakavijës kanë ngritur pretekste nga më të ndryshmet për t’i penguar grekët që të marrin pjesë në funeralin e Kaçifas.
Policitë e të dy vendeve janë në kontakt të vazhdueshëm mes tyre, ndërsa burimet tregojnë se personat e skeduar si ekstremistë do të ndalohen që të kalojnë për në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

