”Frikë të qëndrojmë”, banorët e pallatit në Tiranë: Kolonat të dëmtuara
Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, ka prekur edhe Tiranën. Kryeqyteti është një nga zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur e mijëra shtëpi të dëmtuara. Banorët ndihen të pasigurt dhe kërkojnë ndihmë dhe verifikimin nga ekspertët të pallateve që kanë pësuar dëmtime. Këto janë pamjet e pallatit në rrugën ”Robert Shvarc”, pranë Kristal Center. Një prej familjarëve Astrit Mema, kërkon ndihmë. Ai thotë se kolonat janë dëmtuar dhe nuk mund të futen në banesa. ”Kemi frikë të jetojmë këtu! Nuk ka ardhur kush. Të na thonë a është e rrezikshme apo jo”, shprehet banori.