FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FRONTEX në Shqipëri, Lleshaj: Luftë ndaj emigracionit të paligjshëm

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Kakavija deklaroi misioni i FRONTEX në Shqipëri ka vijuar tashmë punën, ndërsa theksoi se ky misionin lufton emigracuionin e paligshëm.

Lleshaj ndër të tjera theksoi se misioni i FRONTEX është i pari i këtij lloji në vendin tonë, duke i dhënë eksperiencë të veçantë policisë shqiptare, me përafrim të saj me standardet europiane.

“Që prej majit të këtij viti, ka filluar në terren operacioni i përbashkët me FRONTEX dhe policinë shqiptare, që synon kontrollin e kufirit të gjelbër të Shqipërisë me synim parandalimin, pengimin dhe kontrollin e emigracionit të paligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Misioni i FRONTEX në Shqipëri është i pari që realizohet nga FRONTEX jashtë BE. Është një mision shumë i rëndësishënm, e para për të penguar emigracionin e paligjshëm dhe e dyta, ne synojmë që prej këtij operacioni të përfitojmë përvojën europiane, si dhe zgjerojmë bashkëpunimin mes policisë tonë dhe asaj europiane”, deklaroi Lleshaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?