FRONTEX: Trefishohen kalimet e parregullta të emigrantëve, Shqipëria ”rrugë e artë”
Rruga e Ballkanit Perëndimor po shërben si një nga rrugëkalimet më të rëndësishme të emigrantëve të parregullt drejt Bashkimit Europian. Sipas FRONTEX, në pesë muajt e parë të këtij viti u regjistruan 40,675 kalime të paligjshme të kufirit nga rruga e Ballkanit Perëndimor drejt vendeve të Bashkimit Evropian, gati tre herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
E cilsuar si ”rrugë e artë”, FRONTEX thekson se Shqipëria përbën gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të rreth 87 mijë kalimeve të paligjshme të kufijve të BE-së nga janari deri në maj të këtij viti.
Vendet kryesore të origjinës së emigrantëve të parregullt janë Siria, Afganistani dhe Turqia. FRONTEX tha se shumica e emigrantëve të parregullt kishin qenë në Ballkanin Perëndimor për disa kohë përpara se të kërkonin të hynin në vendet e Bashkimit Europian.