Frroku mbrohet: Nuk kam vrarë njeri në Belgjikë

­Deputeti Mark Frroku ka mohuar edhe një herë sot publikisht akuzat për vrasje në Belgjikë.

Kështu, gjatë fjalës së tij në Këshillin e Mandateve, Frroku deklaroi se nuk ka vrarë askënd dhe se në atë kohë ndodhej në Shqipëri.

“Nuk e kam ndërmend t’i fshihemm drejtësisë, kam pritur 4 orë policinë. Mark Frroku nuk ka vrarë njeri, nuk ka bashkëpunuar me askënd për vrasjen e askujt në këtë rruzull tokësor”, tha ai.

Duke shtuar se “autoritetet blege le të provojnë që unë kam qenë në Belgjikë në atë kohë. Unë kam qenë në Shqipëri”.

Ndërkaq, në orën 12:00 deputeti Mark Frroku ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në Mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij.

Kjo është është kërkesën e dytë Prokurorisë për arrestimin e deputetit Mark Frroku, por kësaj herë për llogari të drejtësisë belge, pasi deputeti akuzohet për një vrasje të një shqiptari në Belgjikë në vitin 1999.

Me kërkesë së dy avokatëve të Mark Frrokut, Saimir Vishaj dhe Genc Gjokutaj ditën e dielë, u vendos që në seancën e sotme të Këshillit të Mandateve do të jetë i pranishëm edhe vetë deputeti Frroku, i cili prej tre ditësh ndodhet i izoluar në shtëpi, pas masës “arrest shtepie”, caktuar nga Gjykata e Lartë për kallëzim të rremë.

SHKARKO APP