Frroku: Para vetes e Zotit, me ndërgjegjen time jam shumë i pastër

"Arrest në burg" për Mark Frrokun Në orën 16:34, deputeti Mark Frroku ka dalë nga Gjykata e Lartë me pranga në duar, e ndërsa para mediave ka deklaruar: "Para vetes e Zotit, me ndërgjegjen time jam shumë i pastër. Drejtësia le të bëjë punën e vetë".

Pas seancës, avokatët e Frrokut u shprehën se Prokuroria s'ka prova për të. Avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj, deklaroi se mbetën të befasuar nga vendimi, por tha se do të ndiqen shkallët e tjera të gjykimit. Sipas tij, ndalimi ka qenë i paligjshëm dhe arresti me burg është i paargumentuar.

Avokati tjetër, Saimir Vishaj, deklaroi se do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të shqyrtojë më tej çështjen dhe se siç tha ai, nuk ka asnjë provë që fajëson deputetin Frroku.

SHKARKO APP