Fshehën dosjen e Frrokut, Gjykata vendos për dy zyrtarët e Interpol-it

Artan Bajraktari, shefi Interpol Tirana dhe Loreta Alla, specialist pranë këtij institucioni do të dalin sot para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë. Dy zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre pasi mbajtën të fshehtë dy urdhërarreste të mbërritura nga Belgjika për deputetin Mark Frroku, në lidhje me akuzën e ngritur ndaj tij për vrasje në bashkëpunim të shtetasit Aleksandër Kurti në vitin 1999 në Bruksel. Urdhër arrestet ndërkombëtare, të firmosura nga Interpol Brukseli, kishin ardhur në 8 dhe 23 janar të këtij viti, por kjo zyrë nuk i ka përcjellë shkresat në kohën e duhur pranë Prokurorisë së Përgjithshme, duke e bërë këtë gjë vetëm me 27 Mars.

SHKARKO APP