Fshehën milionat, gjobiten 5 kryebashkiakë dhe 12 zytarë të administratës

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka ndëshkuar me gjobë deri në 500 000 lekë, disa zyrtarë të shtetit, ndër to, edhe drejtues institucionesh dhe të zgjedhur lokalë. Ndër të gjobiturit spikasin emrat e 5 kryebashkiakëve të: Prrenjasit, Bulqizës, Fushë Arrëzit, Peshkopisë dhe një kryetari minisbashkie në Tiranë. Po ashtu, edhe emrat e dy drejtorëve të Doganës, në Tiranë dhe në Morinë. Mjaft të tjerë, janë inspektorë tatimesh në Tiranë, Shkodër e Fier.

Ja emrat:

PUSHTETI LOKAL
• Bajazit Karriqi, për funksionin Kryetar Bashkie, Prrenjas
• Myfit Duriçi, për funksionin Kryetar Bashkie, Bulqizë
• Alfred Qafa, për funksionin Kryetar Bashkie, Fushë Arrëz
• Ilir Krosi, për funksionin Kryetar Bashkie, Peshkopi
• Krenar Canollari, për funksionin Kryetar, Njësia Bashkiake Nr.6, Tiranë

DOGANA
• Rrok Nika, për funksionin Drejtor, Drejtoria Përgjithshme e Doganave, Tiranë
• Arben Meshi, për funksionin Drejtor, Dogane, Morinë

AVIACIONI CIVIL
• Petrit Sulaj, për funksionin Drejtor, Autoriteti i Aviacionit Civil, Tiranë

AUTORITETI I MEDIAS AUDIOVIZIVE
• Klevis Limaj, për funksionin Drejtor, Autoriteti i Medias Audiovizive

SPITALI PSIKIATRIK VLORE
• Gjinovefa Llanaj, për funksionin Drejtor, Spitali Psikiatrik Vlorë

DREJTORI TATIMESH
• Izmir Abdija, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore,Tiranë
• Rexhep Hysaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Shkodër
• Agim Repishti, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë
• Mark Miri, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Lezhë
• Fatbardha Majushi, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier
• Shkelqim Musaraj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier
• Ilirjan Nazeraj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier

Mësohet se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar dhe institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të tyre.

SHKARKO APP