Fshehja e vdekjeve, Çupi: Rama nuk i ka rrëzuar denoncimet tona, prokuroria nuk po heton

E ftuar në RTV Ora, ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi u shpreh se nuk ka akoma asnjë deklaratë apo prova që rrëzojnë denoncimet për fshehjen e të vdekurve nga Covid.

Çupi tha se vetë komiteti teknik drejtohet nga Rama dhe se mjekët kanë dalë në deklaratë me dirigjimin e Ramës, që për të është tregues se pandemia po keqmenaxhohet.

Çupi: Ne nuk kemi akoma asnjë deklaratë apo prova që rrëzojnë denoncimet për fshehjen e të vdekurve nga Covid. Prokuroria ka të gjithë kohën e nevojshëm që të shkojë të marrë gjithë dokumentacionin e duhur për këtë çështje në morgun e spitalit. PD e ka bërë publike këtë çështje me gjithë ato që dispononte. Numri real i të vdekurve po fshihet dhe dokumentet ndodhen në morg.

Qytetarët janë të dëshpëruar pse prokuroria nuk vihet në lëvizje, pasi qytetarët e thjeshtë bien pre e prokurorisë për akuza shumë më të vogël. Basha i ka bërë thirrje prokurorisë që të vihet në lëvizje. Vetë Rama nuk dha shpjegime për këtë akuzë dhe i bëri thirrje indirekte prokurorisë që të mos veprojë. Kjo është e qëllimshme për të mos rritur fatalitetet nga Covid. Nuk ka fonde se buxheti shkon për inceneratorët dhe jo në shërbim të shëndetësisë.

Mjekët kanë komunikuar me opozitën vazhdimisht, por reagimi i tyre ishte një përdorim i Ramës. Vetë komiteti teknik drejtohet nga Rama. Mjekët kanë dalë në deklaratë me dirigjimin e Ramës.  Situata me pandeminë po keqmenaxhohet.

Çupi shtoi se sa kohë që do të jetë Rama në pushtet, ne nuk kemi shanse që negociatat të hapen.

Çupi: Ne si qeverisje demokratike e kemi lënë vendin me 3 kushte dhe tashmë kemi 15 kushte. Asgjë nga kjo qeveri nuk është bërë që të ulën. Sa kohë që do të jetë Rama në pushtet, ne nuk kemi shanse që negociatat të hapen. Vendet e BE-së e dinë fare mirë me cilat qeveri që të bashkëpunojnë. Me qeverinë e kaluar të PD-së u futëm në NATO dhe liberalizimin e vizave. Ndërkohë, sot kemi një qeveri që nuk plotëson kushtet e BE-së.

SHKARKO APP