Fshehu 16 doza heroinë në paketën e cigareve, pranga një 41 vjeçari

Policia ka arrestuar mëngjesin e së enjtes një 41 vjeçar nga Tirana, pasi gjatë një kontrolli fizik atij iu kapën në flagrancë 16 doza heroine.

Në momentin e arrestimit shtetasi Saimir Çobani ishte duke fshehur në një paketë cigare 16 doza heroine, dhe më pas e ka hedhur atë për të mos rënë në pranga.

Burime të policisë bëjnë të ditur se  Çobani mbante në paktë një sasi prej 5.4 gram lënë narkotike të llojit heroinë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën  rrugën “Hamdi Cenoimeri”, në kryeqytet.

Megjithatë, pas arrestimit të tij po hetohet nëse bëhet fjalë për qëllim shitje të lëndës narkotike nga personi në fjalë, apo për konsumim personal, duke qenë se  i përket një sasi të vogël.   

SHKARKO APP