Fshehu dënimin, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Mallakastrës
Kur u bë pjesë e politikës, fshehu të shkuarën dhe problemet me drejtësinë në Greqi, por që sot SPAK kërkon dënimin me 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Mallakastërs, Qerim Ismailajn.
Qerim Ismailaj u denoncua nga PD për efekt të ligjit të dekriminalizimit. Pas 2 javësh pritet të jetë seanca e vendimmarrjes nga Gjykata e Posaçme.
Në rast të gjetjes fajtore dhe dënimit Qerim Ismailaj humb mandatin e kryebashkiakut. Pretenca e SPAK për veprën penale të falsifikimit të formularëve vulave e stampave.