Fshihnin të ardhurat nga këmbimi i valutave, në hetim administratorët e 3 bizneseve

Policia e Elbasanit ka nisur hetimet për administratorët e 3 pikave të këmbimit valutor, pasi fshihnin të ardhurat që përfitonin nga ky aktivitet

Gjatë kontrollit të kryer blutë sekuestruan nga këto subjekte, rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme: euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj.

Operacioni u kodua “The Script 2”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me struktura të tjera të DVP Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizuan dhe finalizuan në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, operacionin policor të koduar “The Script 2”.

Gjatë operacionit, janë ushtruar kontrolle në subjektet për këmbimin e valutave (exchange), në qytetin e Elbasanit. Nga kontrollet rezultoi se administratorët e 3 subjekteve të tilla nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin.

Në përfundim të veprimeve për këto raate, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për administratorët e 3 subjekteve, shtetasit R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, dhe A. N., 58 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme (lekë, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane, paunde etj).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?