Fshirja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga regjistrat, Cakaj: Sulm mbi demokracinë

Shqipëria dënon operacionin serb të “pasivizimit të adresave” dhe dokumenteve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke folur pas takimit me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës ngriti si shqetësim se procesi i nisur fillimisht në Medvegjë është shtrirë dhe në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.

”Diskutuam hollësisht për një seri çështjesh në interes të ndërsjelltë. Ndamë pikëpamjen se pasivizimi i adresave konkrete dhe vendbanimeve të përgjithshme në Medvegjë specifikisht nuk është një prirje e izoluar, është duke u shtrirë dhe në komunën e Bujanocit dhe Preshevës.Kjo nuk është vetëm masë përjashtimi politik, por edhe sulm mbi demokracinë. Mbroj fuqimisht të drejtën themelore për përdorim të simboleve dhe gjuhës në atë hapësirë. Njohja e teksteve mësimore në nivelin fillor dhe të mesëm është e domosdoshme dhe nuk do të kursejmë asnjë përkjekje në këtë drejtim. Insistoj edhe njëherë në përfshirjen proporcionale të shqiptarëve në institucionet shtetërore në Republikën e Serbisë në të gjitha nivelet”.

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, kërkoi angazhim diplomatik dhe shtetëror në mbështetje të Luginës. ”Duhet angazhim diplomatik e shtetëror në mbështetje të Luginës së Preshevës. Republika e Shqipërisë do të ndërmarrë një sërë masash për të ridimensionuar Republikën e Shqipërisë në konsumimin e nenit të 8 të Kushtetutës që do të mundësojë gradualisht që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë nën përkujdesjen institucinale të Republikës së Shqipërisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?