Fufi në Prokurori: Ta lemë drejtësinë të bëjë punën e saj

Deputeti demokrat Mhill Fufi ka dëshmuar për disa minuta në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me atë që quhet "cështja Doshi", pas akuzave që deputeti i Qarkut të Shkodrës ka artikuluar publikisht në lidhje me skenarin e vrasjes së dy deputetëve.

Fufi është thirrur në organin e akuzës si një nga dy deputetët që sipas Doshit, do të vritej.

Në një prononcim për mediat, Fufi tha se i ka qëndruar deklarimeve të bëra se nuk ka pasur dijeni për ngjarjen. Fufi tha se drejtësia duhet të bëjë punën e saj për zbardhjen e çështjes.

Dëshmia e Fufit në Prokurori është realizuar në një kohë kur po kryhej edhe ballafaqimi i deklarimeve të bera nga deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. 

SHKARKO APP