Fundi i BE-së? Italia një pacient i sëmurë i Europës!
Pas vendimit historik të Britanisë së Bashkuar, për daljen nga BE-ja, një tjetër vend është shumë afër të njëjtit veprim. Gazeta Britanike, “Daily Express”, shkruan se Bashkimi Europian po përballet me një referendum nga Italia, ku ekspertët kanë paralajmëruar se mund të jetë një “shok” për trazira në bllokun dhe për thelbin e saj.
“The Wall Street Journal”, ka thënë se rezultati i referendumit në tetor mbi reformat kushtetuese është “më e rëndësishme se Brexit”.
Organizatat ndërkombëtare kanë sugjeruar se Italia mund të bëhet lidhja e dobët në Europë dhe një qendër e mundshme e një goditje të re politike, e gatshme për të dobësuar BE-në.
Gazeta spanjolle “El Pais”, e ka quajtur Italinë si; “Pacienti i ri i sëmurë i Europës, që mund të çojë kontinentin përsëri në krizë”.
Si Brexit, vendimi për të mbajtur referendumin në Itali, mund të shkatërrojë njeriun që e sugjeroi atë, Kryeministrin Matteo Renzi.
Propozimi kryesor i referendumit do të jetë për të reformuar senatin për ta bërë atë më të efektiv, por ka shqetësime se mund të përdoret për të shprehur frustrimet me Brukselin. Renzi ka thënë se ai do të japë dorëheqjen nëse votimi shkon kundër tij. Referendumi është një përpjekje e fundit për të adresuar problemet demokratike të Italisë, nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.
“The New York Times”, ka dhënë mundësitë e rezultatit, tre prej të cilave janë negative për vendin.
Italia ka ngadalësuar rritjen në eurozonë, ku punësimi i të rinjve në vend ka arritur në 36.5 për qind kundrejt një mesatare evropiane prej 20.8 për qind.
“The Economist”, në një shkrim ka thënë se Italia ka “ekonominë e katërt të Europës dhe ka një borxh të lartë publik, një nga normat më të larta të papunësisë pas Greqisë dhe një ekonomi në zemërim”.
Gazeta italiane “La Repubblica” ka thënë se vetëm politika monetare nuk është e mjaftueshme për të shpëtuar Italinë, një paketë të buxhetit për të ringjallur ekonominë e sëmurë me më shumë investime publike është e nevojshme për Renzin, për të fituar referendumin në vjeshtë. Ka shqetësime se shumë votues italianë do të kuptojnë thelbin e komplikuar të reformave dhe do të mund ta përdorin atë si një mundësi për të çarë xhaketën e frustrimeve kundër establishmentit politik.
“Financial Times”, ka paralajmëruar se italianët do të votojnë kundër qeverisë gjithnjë e më jopopullore.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

