Fundi i bojkotit, Basha mbledh grupin me dyer të mbyllura

Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar për të marë një vendim nëse do të marrë pjesë apo jo në seancën e sotme plenare në Kuvend, ku pritet të votohet edhe rezoluta e përbashkët.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, kreu i PD-së Basha do të njohë deputetët me të gjithë proçesin e negociatave që kanë çuar në firmosjen e rezolutës së dy europarlamentarëve mesnatën e mbrëmshme. Po kështu do njoftohet dhe dhënia fund e bojkotit, për t’iu derjtuar më pas sallës së Kuvendit.

Rezoluta është fjalë për fjalë ajo çfarë dy negociatorët e Parlamentit Europian, Eduard Kukan dhe Fleckenstein kanë propozuar, nuk ka asnjë ndryshim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dyja palët përmes kësaj rezolute kanë rënë dakord dhe jan zotuar për të hartuar një ligj sa i përket dekriminalizimit të Kuvendit, por edhe institucioneve të tjera shtetërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu një pikë mjaft e rëndësishme dhe që solli debat të gjerë mbrëmjen e kaluar mes palëv ishte dhe përdorimi i forcës së kartonav e nga mazhoranca në Parlament.

Është rënë dakord që për sa kohë ka mundësi për gjetjen e një konsensusi mazhorancë-opozitë të mos përdoret të mos përdoren 3/5 e kartonave, por të gjithë ligjet të jenë konsensuale në një farë forme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?