Fundi tragjik i 26 burrave, u dogjën në banesë, disa u gjetën dorë për dore

Një dëshmi e rëndësishme hedh dritë mbi atë që ndodhi në të vërtetë në fushën ku u gjetën 26 njerëz të vdekur, trupat e të cilëve u identifikuan mëngjesin e sotëm nga vullnetarët e Kryqit të Kuq.

Një pronar i shtëpive, duke folur në zougla.gr tregon se ai dhe dy djemtë e tij teksa ishin në shtëpi, panë një grup prej 20-25 burrash në përpjekje për të gjetur një mënyrë që të shpëtonin  rrezikut, ndërkohë që flakët po afroheshin.

Pronari dhe djemtë e tij treguan  se më pas u nisën drejt detit, për të hipur në anijet e Gardës Bregdetare. Të gjithë arritën të mbijetonin, por njëri prej tyre theu këmbën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tregon se grupi prej 26 personash filluan t’i ndiqnin për të shpëtuar, por e humbën orientimin.
Prandaj, sipas tij, ata më pas ishin futur në një nga banesat dhe atje vdiqën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Disa u gjetën afër oxhakut, të tjerë brenda shtëpisë dhe në verandë”, tha pronari i cili e përshkroi tragjedinë.

Ai gjithashtu shtoi se, “askush nuk e di nëse ata ishin familje, edhe pse shumë prej tyre u gjetën të mbaheshin dorë për dore”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?