Fundjava me shi e stuhi, shkresa drejtuar prefekturave: Merrni masa, priten përmbytje

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë fundjavës pritet që të ketë stuhi dhe shi të madh dhe disa zona rrezikohen të përmbyten.

Sipas ministrisë u është dërguar shkresë zyrtare 5 prefekturave në vend që të marrin masa për parandalimin e përmbytjeve dhe të merren masa për popullsinë.

Prefekturat që kanë marrë shkresën janë ajo e Shkodrës, Lezhës, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

AKMC u ka bërë kërkesë prefekturave që të kalojnë në gatishmëri të gjitha strukturat e pushtetit lokal dhe në rast nevoje të përcaktohet edhe një vend për zhvendosjen e popullsisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendi është përfshirë nga reshjet e shiut ditët e fundit, por deri më tani nuk ka pasur probleme të mëdha, pasi edhe reshjet nuk kanë qenë shumë intensive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?