Fundjava me vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

Kjo fundjavë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë për ditën e shtunë moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura në orët e mesditës dhe pasdites.

Këto vranësira në zonën e qendrës dhe veriut do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra ndërsa lokalisht nuk do të mungojnë shtrëngatat.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e diel moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurtra me diell.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?