Fundjava super e nxehtë: Temperaturat 40 gradë
Ditët e fundit kanë qenë tejet të nxehta, por duket se vala e të nxehtit do të vijë në ditët në vijim.
Nga parashikimi i motit nga ‘Meteoalb’ për këtë javë, thuhet se temperaturat në fundin e kësaj jave do të jenë 40 gradë.
Parashikimi:
“Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të cilat më të dukshme do të jenë gjatë pasditeve, ndërsa me vranësira dhe shira të izoluar paraqitet moti për zonat malore.
Temperaturat e ajrit deri të mërkurën do të jenë rreth vlerës 34 gradë C, por dita e enjte dhe fundjava sjellë serish rritje të tyre deri në 39 apo 40 gradë C”.
KOHA JONË SONDAZH

