Fundosen në Detin e Zi dy cisterna ruse me naftë
Dy cisterna ruse nafte me 29 anëtarë të ekuipazhit në bord janë fundosur në Detin e Zi për shkak të motit të keq dhe nga to tani po rrjedh naftë, kanë bërë të ditur autoritetet ruse.
Një video e postuar në Telegram nga autoritetet ruse tregon një nga cisternat të ndarë në gjysmë dhe duke u fundosur mes një stuhie të fortë, teksa duken qartë edhe rrjedhjet e naftës, raporton BBC.
Të paktën një anëtar i ekuipazhit besohet të ketë vdekur, teksa autoritetet po hetojnë për neglizhencë kriminale, sipas agjencisë së lajmeve TASS.
Two Russian oil tankers near the Kerch Strait, Black Sea, are in distress. One seems to sink and there is an obvious oil spill.
Source: Telegram / Shot pic.twitter.com/vPKrvjim8K
— (((Tendar))) (@Tendar) December 15, 2024
Incidenti ndodhi në ngushticën e Kerçit, që ndan Rusinë nga Krimeja e pushtuar.
Një operacion shpëtimi dhe pastrimi është duke u zhvilluar që përfshin rimorkiatorë, helikopterë dhe më shumë se 50 personel, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.
“Sot, si pasojë e një stuhie në Detin e Zi, dy cisternat, Volgoneft-212 dhe Volgoneft-239, u fundosën”, ka shkruar në një deklaratë agjencia federale e transportit detar dhe ujor të Rusisë, Rosmorrechflot.
“Në bordin e anijeve kishte ekuipazhe prej 15 dhe 14 personash. Aksidenti rezultoi në derdhjen e produkteve të naftës”, thuhet më tej në deklaratë.
Të dy cisternat kanë një kapacitet ngarkimi prej rreth 4,200 tonë naftë, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
Flutura Gashi-Mehmeti