“Fuqia e 1 vote”, Veliaj: Tirana i ka të gjitha çerdhet e rikonstruktuara

Kopshti “4 stinët” në Njësinë Administrative Nr. 5 në Tiranë ka marrë një pamje krejt të re.

Në vijim të fushatës “Fuqia e 1 vote”, Bashkia e Tiranës përmbylli rikonstruksionin e plotë të godinës ekzistuese të kopshtit nr. 45, duke iu dhënë fëmijëve ambiente të reja dhe komode.

Punimet e kryera u inspektuan sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shoqërohej nga deputeti i PS, Pandeli Majko, të cilët panë nga afër kushtet që ofron për fëmijët kopshti i rikonstruktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veliaj theksoi se gjatë vitit të parë të punës fokusi i Bashkisë së Tiranës ishte përkujdesja ndaj fëmijëve. Për këtë arsye, ai tha se falë votës dhe besimit që qytetarët dhanë 1 vit më parë, sot Tirana ka të gjitha çerdhet e rikonstruktuara dhe deri në fund të këtij viti do të përfundojë edhe rikonstruktimi i të gjitha kopshteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, pavarësisht kushteve në të cilën e gjeti Bashkinë e Tiranës në aspektin financiar, falë vullnetit dhe kontributit të bizneseve, u bë e mundur realizimi i një pune kaq voluminoze brenda një kohe të shkurtër.

“Për herë të parë në kopshtet e Tiranës po futen shërbime të veçanta për fëmijët autikë ose me sindromën dawn, pasi ne besojmë se të gjithë fëmijët janë të veçantë, e disa prej tyre kanë nevojë për më shumë ndihmë për të treguar talentin ”, tha Veliaj.

Ndërkohë, deputeti i PS, Pandeli Majko, tha se ambientet deri dje ishin me lagështirë, sot edukatoret ndihen krenare për këto kushte kaq të mira”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?