“Fuqia e një vote”, Veliaj nis bilancin e një viti pune

Nën moton “Fuqia e një vote” ka nisur gjatë ditës së sotme fushata e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës me në krye Erion Veliajn, për të realizuar bilancin e punëve të kryera në çerdhe e kopshte përgjatë një viti nga marrja e mandatit.

“Në ditët e para të punës, kur ishim në prag të falimentit, vendimi për t’i vënë ato pak fonde që kishim në funksion të punës për fëmijët ishte një vendim që u shpërblye, dhe falë këtij kontributi sot kemi çerdhe dhe kopshte publike shumë herë më të mira se privatët. Sigurisht, në çmim, por edhe në cilësinë e shërbimit që ofrojmë për fëmijët tanë”, tha Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës.

Më pas, ai  u ndal edhe te puna që Bashkia ka realizuar për më të vegjlit e qytetit për më shumë ambiente argëtuese për ta, siç ishte edhe këndi i lojërave te Parku i Liqenit, që u përurua para disa ditësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas hapjes së këndit të lojërave për të cilin u bë shumë debat, më vjen mirë që teksa flasim është kthyer në mizë lisi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më vjen mirë, po ashtu, që shumë sipërmarrës janë ofruar të kontribuojnë për një kënd lojërash të ngjashëm edhe këtu te fusha e aviacionit, që edhe në lagje të tjera të kemi hapësira ku jo çdo njeri do të duhet të shkojë tek Liqeni i Tiranës.

Jemi shumë pranë përfundimit të këndit të lojërave te ‘Mine Peza’, po vijojmë te Materniteti i Ri”, deklaroi gjithashtu Veliaj.

Ai shtoi se këndet e lojërave që bashkia ka vendosur të ndërtojë në çdo lagje të qytetit do t’i shërbejnë fëmijëve, jo vetëm për t’u argëtuar, por edhe për t’u rritur të shëndetshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?