Furgoni del nga rruga, plagosen 7 turistë
Po ktheheshin nga ishujt Karaibe, por gjatë rrugës shtatë turistë janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Tepelenë. Ngjarja sipas burimeve policore ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur një furgon i linjës Fier-Sarandë, me targa AA 520 NA doli nga rruga.
Turistët ishin me pushime në Sarandë dhe po ktheheshin për në Tiranë, kur në hyrje të Tepelenës, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe sipas informacioneve të para raportohet se 46-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore, pasi ka shfaqur shenja lodhje.
Turistët janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jeten.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa olicia në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
KOHA JONË SONDAZH

