Furgoni i pasagjerëve përplaset me një makinë, disa të plagosur

Disa persona kanë mbetur të plagosur nga një aksident i ndodhur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku një furgon me pasagjerë u përplas me një makinë.

Nga ku aksident, dy shoferët kanë marrë plagë më të rënda.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është aksidenti i dytë i rëndë brenda dy ditësh në zonën e Shkodrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?