Furgoni me 22 emigrantë të paligjshëm përplas 2 makina dhe plagos efektivin e policisë

Një 34-vjeçar që po transportonte 22 emigrantë të paligjshëm me furgon është kapur nga policia në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë.

Por, gjatë aksionit policor, për ndalimin e furgonit me emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme, drejtuesi i mjetit tentoi t’i shpëtonte policisë dhe si pasojë aksidentoi dy automjete që ndodheshin në rrugë, si dhe ka dëmtuar lehtë një punonjës policie që ishte në shërbim, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon dhe 3 celularë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?