Furgoni përfshihet nga flakët në Vlorë, digjet dhe një makinë e parkuar ngjitur

Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:51, në lagjen “1 Maji”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në oborrin e një banese, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip fugon, ndërkohë që si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht dhe një automjet tip “Pegeot”.

Ky i fundit ishte i parkuar në afërsi të furgonit, në pronësi të shtetasit E. Gj., banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?