FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Furnizim me ujë të pijshëm për banorët e rrugës së Dibrës, Bashkia e Tiranës investon në rrjetin e shpërndarjes

Banorët e rrugës së Dibrës në kryeqytet do të kenë një rrjet të ri të shpërndarjes së ujësjellësit, duke zgjidhur kërkesat e banorëve për ujë të pijshëm. Kjo falë investimit të Bashkisë së Tiranës, i cili u mundëson banorëve të zonës shërbim më cilësor dhe furnizim me ujë sipas të gjitha parametrave.
Ndërkaq, punonjësit e UKT Tiranë vijojnë punën për realizimin e ndërhyrjes në rrjetin e ujësjellësit, në rrugën “Abdyl Matoshi”, edhe ky një investim i domosdoshëm, i cili eliminon shqetësimet e mbartura që shfaqte rrjeti i vjetër për banorët e kësaj zone.
UKT ka ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?