Furnizimi i zonave rurale me ujë, qeveria miraton tre marrëveshje në vlerë 43.8 milionë euro!

Qeveria Shqiptare ka miratuar tre marrëveshje financimi për programin e furnizimit me ujë të zonave rurale, faza IV.

Marrëveshja e parë e financimit është një grant nga banka gjermane Frankfurt am Main  në shumën 1.800.000 (një milion e tetëqind) euro.

Marrëveshja e dytë e financimit është një tjetër grant në vlerë 2.000.000 (dy milionë) euro nga banka gjermane Frankfurt am Main për masat shoqëruese në kuadër të programit të furnizimit me ujë të zonave rurale, faza IV.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të po të njëjtit program, Qeveria ka mbyllur marrëveshjen e tretë me bankën Frankfurt am Main, me një hua në shumën 40.000.000 (dyzet milionë) euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në total, në këtë fazë të katërt do të investohen 43.800.000 (dyzet e tre milionë e tetëqind mijë) euro për furnizimin e zonave rurale me ujë.

/ SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?