“Furnizonin” Lushnjën me heroinë e kanabis, 3 të arrestuar (EMRAT)
Shkatërrohet një grup kriminal në Lushnjë, i cili akuzohet se furnizonte qytetin me drogave të forta. Burime zyrtare nga policia pohuan se në kuadër të operacionit të koduar “Louse” u kapën Ervis Çoku, 34 vjeç, Erjon Çoku, 39 vjeç, si dhe Ervin Kiptiu, 38 vjeç, të tre banues në Lushnje.
Mësohet se gjatë aksionit u sekuestruan 30 doza heroinë, një sasi me kannabis sativa dhe 1 pistoletë me 8 fishekë. Operacioni në fjalë erdhi pas një hetimi 3 mujor të ndjekur me metodat proaktive nga efektivët e Komisariatit të Lushnjes.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e frekuentuara nga personat e lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar:
•30 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë
•Një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
•Një armë zjarri e tipit pistoletë zastava
•Një krëhër me 8 copë fishekë.
Për të tre shtetasit e arrestuar, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Po vijohet me veprimet e mëtejshme hetimore me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë.
KOHA JONË SONDAZH

