Furtunë në burgjet shqiptare, ja çfarë ka ndodhur
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka larguar nga detyra drejtorin e burgut të Drenovës në Korçë pasi dy të dënuar që kishin marrë leje shpërblyese, nuk janë kthyer më në qeli.
Dy të dënuarit, për vjedhje dhe plagosje të rëndë kishin marrë leje, por pasi e kishin përfunduar ata nuk ishin kthyer më.
Për këtë arsye, është vendosur largimi i drejtuesit të burgut, e ndërsa arratisja e të dënuarve ka ndodhur në një hark kohor shumë të shkurtër nga njëri-tjetri.

