Fushata e pisët e Ramës me listat, PD marshim proteste për dhunën ndaj grave

Në javën e grave, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi organizoi një marshim me gra dhe vajza për të ngritur zërin për mosrespektimin dhe dhunimin e të drejtave të grave më Shqipëri.

Albana Vokshi vuri në dukje se realiteti më Shqipëri është i ndryshëm nga ai që paraqet propaganda e kryeministrit, i cili i përdor gratë për fasadën e pushtetit të tij dhe kurrë nuk u ka dhënë pushtet të vërtetë.

“Sot niveli i papunësisë është në rritje. Që nga 2014, rreth 80 mijë gra kanë emigruar për arsye ekonomike. Kanë emigruar për shkak të pabarazisë, për shkak të korrupsionit, për shkak të përndjekjes politike, për shkak të punësimeve politike dhe nepotike”- u shpreh Albana Vokshi.

Zonja Vokshi inkurajoi gratë të mos heqin dorë nga e drejta e tyre për t’u dëgjuar e për të marrë vendime, veçanërisht kur bëhet fjalë për të vendosur me votë.

“Në 25 prill gratë dhe vajzat me votën e tyre do të sjellin ndryshimin. Ato janë faktori kryesor i ndryshimit në Shqipëri, se gratë do të votojnë alternativën e PD dhe të Lulzim Bashës. Për paga më të larta, për më shumë punësim, për mbështetje të grave sipërmarrëse. Gratë do të votojnë për një qeveri që nuk shikon interesin e vet, por ka të parin interesin e familjeve shqiptare. Ne së bashku, siç jemi sot, edhe më të shumta në numër, do të sjellim ndryshimin. Në 25 Prill do të fitojë Shqipëria dhe familjet tuaja”- u shpreh Albana Vokshi.

SHKARKO APP