Fushata në Elbasan, eskalon Alizoti kundër qeverisë: Do ju hamë të gjallë

Tone kërcënuese u lexuan sot në fjalimin që mbajti drejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Elbasanit. Tomorr Alizoti iu drejtua qeverisë, duke thënë: ”Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj, do t’ju hamë të gjallë. Mos guxoni t’ju shkoni njerëzve nëpër shtëpi natën! Mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve! Doktor jepi se ty të kanë më shumë frikë”.

Me thirrjen drejtuar Berishës për të trembur më shumë kundërshtarin, Alizoti u duk i vetëdijshëm mbi kapacitetin e vet për të ngjallur frikë në kampin tjetër. Doktori nuk e zhgënjeu dhe gjatë takimit elektoral në Librazhd foli me emra, duke treguar si ishte dhunuar shoferi i Taulant Ballës.

Pas ndalesës në Librazhd, Berisha zhvilloi një takim elektoral edhe në Belsh, nga ku një mesazh pati për administratën. Me premtimin e Shqipërisë madhështore, kreu i PD-së prezantoi programin ekonomik të PD, ku pohoi se brenda 100 ditëve të para qytetarët do të dalin nga varfëria ekstreme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?