Fushatë e re e Fondacionit Vodafone Albania në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet

Në vazhdimesi te donacionit  të njoftuar pak dite me pare  në ndihmë të familjeve në emergjencë humanitare të shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në jug të Shqipërisë, kompania Vodafone Albania dhe Fondacioni Vodafone Albania njoftojnë hapjen e fushates “Red Alert”.

Shërbimi “Red Alert”, prezantuar për herë të parë nga Vodafone anembanë globit që prej muajit prill 2010, aktivizohet kurdo që ndodh një situatë fatkeqësie natyrore apo emergjence humanitare.  Përmes këtij shërbimi klientët Vodafone do te kene  mundësi për të dhënë kontributin e tyre nëpërmjet SMS në kodin e shkurtër 54444 me vlerë 120 Lekë (me TVSH) përgjatë gjithë muajit shkurt. Ky kontribut i shtohet paketës së ndihmës të akorduar më herët nga Fondacionit Vodafone Albania në kuadrin e ndihmës për popullatën e prekur.

Fondacioni Vodafone Albania, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar njoftoi  në datën 6 shkurtnisjen e shpërndarjes së ndihmave me ushqime dhe batanije për 500 familjet e evakuara nga përmbytjet në shumën prej 5 million Lekë. Kësaj shume iu shtua ditën e hënë, edhe një paketë shtesë ndihme ofruar nga Fondacioni i Vodafone Group në Britaninë e Madhe, duke e çuar fondin e akorduar në një total prej 6,8 milion Lekë.

 

Falë kontributeve të qytetarëve nëpërmjet fushatës "Red Alert" synohet të ndihmohen familjet e prekura, me orendi shtëpiake, të mbjella e tokat bujqësore, si dhe në bageti dhe kafshë. Fondacioni Vodafone Albania do bëjë publike në fund të kësaj fushate shumën e mbledhur nga dhurimet përmes SMS-ve, shumë e cila do të operohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe autoriteteve të ngarkuara për përmbushjen e këtij misioni humanitar.

SHKARKO APP