Fushë Arrëz, 10-vjeçari rrëshqet në rezervuar! Dyshohet se është mbytur

Një fëmijë i mitur, 10 vjeç, dyshohet se është mbytur në rezervuarin pranë fshatit Iballë në Fushë Arrëz. Ai dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, e për pasojë është mbytur. Fëmija ishte së bashku me prindërit duke mbledhur manaferra. Ambulanca dhe policia shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave si është mbytur 10-vjeçari.

SHKARKO APP