Fushë-Arrëzi kundër bashkimit me Pukën, famullitari i kishës: Do të braktisemi nëse bashkohemi

Bashkia e Fushë-Arrëzit ka nisur konsultimet me qytetarët për draftin e reformës së re territoriale. Banorët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj bashkimit të Fushë-Arrëzit me Bashkinë Pukë. Në mbështetje të qëndrimit të banorëve është rreshtuar edhe famullitari i kishës, frat Andreas Valterman. Ai paralajmëroi se bashkimi do të sillte vështirësi në marrjen e vendimeve dhe ofrimin e shërbimeve për komunitetin.

”Me bashkimin e Fushë-Arrëzit me Pukën, rrugët për vendimet do të jenë më të gjata. Ne do të braktisemi, si qytet ashtu edhe fshatrat”, u shpreh frat Andreas Valterman. Banorët argumentojnë se bashkimi territorial do ta largojë më shumë administratën nga qytetarët dhe do t’ua vështirësojë aksesin në shërbimet publike.

“Është një reformë raciste dhe e padrejtë, që dënon të gjithë banorët e Fushë-Arrëzit. Nuk është koha për ndasi politike apo fetare. Duhet të jemi të gjithë bashkë për të mbrojtur Fushë-Arrëzin”, tha një prej banorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër banor u shpreh kundër reformës, duke theksuar se ndryshimi do të sjellë më shumë pengesa për komunitetin. ”Do të kemi më shumë vështirësi për të marrë shërbimet që na nevojiten”, deklaroi ai. Kundërshtimi i banorëve vjen në një kohë kur konsultimi publik për reformën territoriale vijon në bashki, ndërsa Fushë-Arrëzi kërkon të ruajë statusin dhe autonominë e tij administrative.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?