Fushë-Krujë/Vritet dhe digjet brenda makinës
Një krim makabër nga ndodhur në Fushë-Krujë. Një shtetas nga Kosova me inicialet Xh. O është gjetur i vrarë dhe i djegur këtë të shtunë brenda një makine të shkrumbuar në Derven të Fushë-Krujës. Burime të Policisë së Durrësit thanë se makina e djegur është gjetur në një arë dhe brenda saj janë gjetur pjesë të një trupi. Automjeti i djegur është gjetur në afërsi të Borizanës. Ekspertë mjekoligjorë, kriminalistë dhe specialistë të shërbimit zjarrfikës ndodhen aktualisht në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.
Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

