Futbollisti talent, Kylian Mbappe, më në fund pjesë e Real Madridit

Kylian Mbappe është bërë më në fund lojtar i ekipit të Real Madridit.

Real Madridi tha të hënën se është arritur një marrëveshje me yllin e futbollit francez për pesë sezonet e ardhshëm, duke bërë kështu së bashku një ndër futbollistët më të talentuar, me klubin më të suksesshëm të futbollit.

Njoftimi erdhi pas vitesh negociatash nga Real Madridi me lojtarin që trashëgoi statusin e lojtarit më të mirë nga Lionel Messi.

“Një ëndërr e realizuar”, shkruajti Mbappé në rrjetin X. “Shumë i lumtur dhe krenar që bashkohem me klubin e ëndrrës sime. Askush nuk mund ta kuptojë se sa i emocionuar jam tani. Mezi pres t’ju shoh, madridista (tifozët e Madridit) dhe faleminderit për mbështetjen tuaj të pabesueshme. ¡Hala Madrid!”.

Postimi i shkruajtur në anglisht, spanjisht dhe frëngjisht, shoqërohej me një fotografi të tij në moshë të re, i veshur me rroba të Real Madridit, ndërsa vizitonte klubin. Një fotografi tjetër ishte me lojtarin e mirënjohur të këtij klubi, Cristiano Ronaldo.

Real Madridi nuk ka bërë publike detajet financiare të marrëveshjes. Gjithashtu nuk u njoftua se kur do ta prezantohet zyrtarisht lojtari, i cili së bashku me ekipin kombëtar të Francës po përgatitet për Kampionatin Evropian.

Fituesi 25-vjeçar i Kupës së Botës i bashkohet një Real Madridi që tashmë ka shumë lojtarë të talentuar dhe ende po feston triumfin më të fundit evropian shkruan VOA.

Vetëm dy ditë më parë, Madridi arriti rekordin duke fituar për të 15-tën herë, me rezultatin 2-0 ndaj Borussia Dortmundit, në finalen e Ligës së Kampionëve në Londër.

SHKARKO APP