Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 09:23 Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt -Botuar në radion gjermane DW- Pasojat e ngrohjes globale po bëhen gjithnjë e më shkatërruese. Kufiri i synuar prej 1,5 gradësh, i dakorduar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Futën biznesmenë skandalesh e njerëz anonimë”, Milo e Krasniqi: S’kanë të krahasuar deputetët e 100 viteve më parë

Aktualitet E martë, 21 Janar 2020 19:18
“Futën biznesmenë skandalesh e njerëz anonimë”, Milo e Krasniqi: S’kanë të krahasuar deputetët e 100 viteve më parë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

21 janari i këtij viti shënon 100-vjetorin e parlamentarizimit shqiptar. Një ditë kur më së shumti vlerësohet puna e intelektualëve dhe elitave, të cilat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në formimin e shtetit shqiptar.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Nëpërmjet historisë jemi njohur me kontributin, veprimtarinë dhe CV-të e shumë prej figurave më të rëndësishme të asaj kohe. Duke folur për parlamentaret e sotëm natyrshëm del pyetja: A janë këta elita intelektuale e popullit shqiptar?

Mund t'ju interesojë

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Para 6 minutash
Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Para 19 minutash
Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Para 21 minutash

Po debatet që zhvillohen në parlament të çfarë niveli janë? Për historianin Paskal Milo diferencat mes deputetëve të parë të Shqipërisë dhe deputetëve të tranzicionit janë shumë të mëdha.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kemi zhvillime që i ka sjellë koha, por nuk mund të bëhen krahasime me cilësinë dhe përgjegjshmërinë e atyre viteve parlamentare, me deputetët e asaj kohe, me një shumicë parlamentarësh aktualë, që rastësia i ka sjellë në Kuvend, ose një mënyrë jo e përshtatshme dhe aspak demokratike në radhët e Kuvendit të Shqipërisë. Po të krahasohen me përgjegjshmërinë, përkushtimin e angazhimin e parlamentarëve të 100 viteve më parë lënë shumë për të dëshiruar. Është për të ardhur keq, po nuk është konstatim i njëanshëm”, deklaron Milo.

Për politologon Afrim Krasniqi niveli i deputetëve të sotëm në Kuvendin e Shqipërisë lë për të dëshiruar, për shkak se ata nuk kanë dhënë asnjë kontribut dhe nuk kanë asnjë CV të pasur për të marrë karrigen e deputetit.

“Problemi i madh është se në legjislaturat e fundit deputetët e shohin zgjedhjen e tyre si një dhuratë nga partia politike ose e konjukturës personale e liderit politik, dhe si e tillë nuk ndjenjë ndonjë detyrim publik për të lënë një CV. Është shumë e vështirë të gjesh individë që kanë lënë gjurmë në parlamentin e tranzicionit, për arsye se kanë qenë gjithmonë dakord me liderin, pasi kanë pasur qëllim rizgjedhjen.

Ndaj dhe ne jemi përballur me dy fenomene të reja në dy legjislaturat e fundit, prurjen e madhe të biznesmenëve në politikë, që s’kanë lënë gjurmë në politikë, me përjashtim të skandaleve ose lajmeve negative, dhe njerëzve anonimë pa asnjë arritje në jetët e tyre. Këto dy kategori rezultojnë më pak aktive në parlament dhe me më pak gjurmë”, thotë Krasniqi.

Për nivelin e ulët të parlamentarizimit të ditëve të sotme, Krasniqi bën me faj kryetarët e partive, të cilët duke pasur mundësi zgjedhjeje në 3 milionë banorë, piketojnë persona që nuk e meritojnë xhaketën e deputetit.

Etiketat e lidhura

krasniqiMilo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt
Para 6 minutash

Shkencëtarët: Toka po ngrohet tepër shpejt

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman
Para 15 minutash

Carrick drejt largimit nga United, mund ta zëvendsojëë një … gjerman

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit
Para 19 minutash

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, ndërpriten programet e mëngjesit

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë
Para 21 minutash

Merr flakë makina në ecje në aksin Kardhiq-Delvinë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 16 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 14 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 16 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 15 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.