Futet në Komisariat dhe kanos punonjësit e policisë, arrestohet i riu korçar

Një 22-vjeçar është arrestuar në Korçë. Në pranga ka rënë, E. F., 22 vjeç, pasi akuzohet se kanosi me mjet të mprehtë, për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Sipas uniformave blu i riu pasi ka hyrë në ambientet e zyrës së pritjes së qytetarëve në Komisariatin e Policisë Korçë, në gjendje të dehur, ka fyer dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë, me një mjet të mprehtë i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Kanosi me mjet të mprehtë, për shkak të detyrës punonjësit e policisë, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. F., 22 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm, pasi ka hyrë në ambientet e zyrës së pritjes së qytetarëve në Komisariatin e Policisë Korçë, në gjendje të dehur, ka fyer dhe ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë, me një mjet të mprehtë i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

SHKARKO APP