Fytyra e Beatrice Cenci dhe tragjedia që fshihet pas këtij portreti engjëllor të Ginevra Cantofoli

Portreti i Beatrice Cenci është një pikturë që dikur i atribuohet piktorit italian të stilit barok Guido Reni , por tani Ginevra Cantofoli . Është vendosur në Galleria Nazionale d’Arte Antica të Palazzo Barberini , Romë . Piktura trajtonte një temë të diskutueshme të Beatrice Cenci , një grua që u ekzekutua nga autoritetet papale, veçanërisht Papa Klementi VIII Aldobrandini.

Piktura që frymëzoi Shelley dhe Stendahl mendohet të jetë e një gruaje të re të ekzekutuar më 11 shtator 1599 për vrasjen e babait të saj.
Charles Dickens, duke vizituar Romën në fillim të vitit 1845, e gjeti veten të përhumbur nga një pikturë. Ishte, tha ai, ‘pothuajse e pamundur për t’u harruar’. Ishte e një gruaje të re me një çallmë të bardhë, e cila shikonte prapa mbi supe drejt artistit. Dickens pa në sytë e saj ‘shpresën qiellore dhe një pikëllim të bukur dhe një pafuqi të shkretë tokësore’.
Tema e pikturës ishte Beatrice Cenci. Ajo ishte ekzekutuar në shtator të vitit 1599, në moshën 22-vjeçare, së bashku me nënën dhe vëllain e saj, për vrasjen e babait të saj, kontit Francesco Cenci. Disa historianë kanë dyshuar në pretendimin e Beatrice, të bërë në gjyq, se Francesco e përdhunoi atë; nuk ka dyshim se ai ishte i dhunshëm dhe abuziv.
Dickens ishte një nga shumë të prekur nga piktura; Ai frymëzoi vepra nga Shelley dhe Stendahl. Por ajo nuk ishte e lidhur me Beatrice deri në fund të shekullit të 18-të. Më vonë iu atribuua artistit bologneez, Guido Reni, i cili thuhet se e kishte parë Beatrice në qelinë e saj, ose përndryshe në rrugën e saj drejt ekzekutimit.
Tani mendohet se gruaja në tablo është nga Ginevra Cantofoli, një nga disa artiste gra, të harruara në Bolonja gjatë periudhës së barokut, dhe aspak e Cencit. Ndoshta një ekzekutim dhe një fshirje shkojnë së bashku, projeksione romantike i vuajtjeve të një gruaje, që shërbejnë për të errësuar dhe rrafshuar jetën e dy grave.

History Today
Përgatiti: Albert Vataj

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?