Gabimi i “zotërinjve 1 milonësh”: Parukja e harruar mund t’i zbulojë

Agjentët e policisë zbulojnë rreth 200 metra larg vendit ku u dogj automjeti i grabitësve një paruke dhe disa sende personale. Zbulohen flokë dhe mbetje djerse brenda parukes, që do të shërbejnë për kryerjen e analizave të ADN-së. Në duart e policisë edhe identikiti i autorëve të dyshuar të ngjarjes, të cilët janë pranë identifikimit

Tre autorët që u futën në histori se kryen një nga vjedhjet më të famshme, në pistën e Aeroportit të Rinasit gjithçka e kanë bërë mirë, por duket se kanë gabuar në një detaj, që mund t’u kushtojë deri në zbulim të tyre.

Rreth 200 metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur nga ana e grabitësve, policia ka siguruar një paruke të përdoruar nga një prej grabitësve dhe disa sende personale të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto prova janë marrë nga specialistët e policisë shkencore dhe më pas u dërguan në laborator për të kryer ekzeminime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dhënat e siguruara nga hetimi, por edhe provat e gjetura në vendin e ngjarjes kanë ndihmuar policinë të krijojë dhe një identikit të grabitësve i cili mund të çojë drejt identifikimit të tyre.

Janë gjetur fije floku brenda parukes dhe gjithashtu edhe mbetje të djersës, çka do të shërbëjnë për kryerjen e analizave të ADN-së.

Gjithashtu është gjetur edhe një bidon me pak benzinë, që është përdorur për t’i vënë flakët automjetit. Laboratorët tanë të kriminalistikës mund të kryejnë ekezpertizë për zbulimin e ADN-së dhe nëse rezulton se një nga autorët ka qenë i skeduar më parë për ndonjë vepër penale do e kenë më të lehtë për ta identifikuar dhe më pas arrestuar.

Ndalimi i tyre mund të ishte lehtësim i vogël, pasi mundën që jo vetëm të thyenin sigurinë në zonën që konsiderohet si më e mbrojtura, por të rrëmbenin pa asnjë vështirësi rreth 1 milion euro.

Çështja tashmë nuk mbetet vetën në grabitjen e parave, por brishtësinë e sigurisë që ka Aeroporti i Rinasit, ndonëse u trumbetua me të madhe se Policia e Shtetit kishte marrë pasa pas sulmeve terroriste në Stambull ndodhi grabitja, duke rrëzuar çdo pretendim se ka siguri.

Duke iu kthyer ngjarjes ka shumë pika të errëta, pasi autorët jo vetëm u futën dhe rrëmbyen me armë shuma të mëdha, por iu larguan edhe policisë.

Fakti që mjeti është djegur dyshohet se autorët kanë lëvizur më shpejtësi me një tjetër automjet, dyshohet një foristradë e cila mund të jetë larguar drejt kryeqytetit.

Gjithçka ishte e planifikuar më së miri nga ana e autorëve, të cilët edhe automjetin e kanë djegur qëllimisht për dy arsye.

E para për të fshirë çdo gjurmë të mundshme dhe e dyta për të tërhequr në kurth agjentët e policisë, të cilët disa minuta pasi kryen grabitjen u vunë në ndjekje të tyre.

Automjeti është djegur në një zonë e cila të linte të dyshohje se autorët mund të ishin larguar drejt fshatit Nikël.

Tashmë që kanë kaluar katër ditë nga grabitja, aludimet më të mëdha të hetuesve janë se ndërsa kërkoheshin në fshatrat e Fushë-Krujës, autorët mundën që të mbërrinin në Tiranë, me një shumë mjaft të majme prej rreth një milionë eurosh.

Një tjetër pistë e hetimit nga ana e prokurorisë është edhe mënyra si ata arritën që jo vetëm të futeshin lehtësisht brenda territorit të Aeoroportit të Rinasit, por edhe të largoheshin pa u ndjekur nga policia private, e cila merrej me sigurinë e zonës ku ndodhi rrëmbimi me armë i parave.

Kamerat e sigurisë, edhe pse në numër të kufizuar, kanë funksionuar dhe në duart e hetuesve është një video ku shfaqet fillimisht një prej autorëve që pasi kapërcen portën, futet në brendësi dhe në pak sekonda hap derën, duke u lënë rrugë të lirë kalimit shokëve të tij.

Fillimisht u tha se grabitja mund të kishte zgjatur rreth shtatë minuta kjo nuk është e vërtetë, pasi autorët brenda katër minutash nga shfaqja në portën nga hynë, duken sërish në dalje, që tregon se nuk ka zgjatur më shumë se katër minuta dhe tetë sekonda.

Gjithashtu vetëm pak metra pasi automjeti benz i autorëve kishte mundur të futej në portën kryesore, një fuoristradë e kompanisë së sigurisë së Aeroportit të Rinasit po patrullonte në zonë, por mbetet e çuditshme se përse nuk ndërhynë në kohë, pasi kishin shikim të qartë të lëvizjes së një automjeti të pa autorizuar.

Gjithashtu edhe Policia e Shtetit është lajmëruar vetëm dy minuta pasi ndodhi grabitja, por të gjetur të papërgatitur sapo u bënë gati për mdjekje, autorët arritën të largoheshin, duke u futur në një rrugë dytësore të aksit Fushë-Krujë-Rinas.

Që në fillim është dyshuar se autorët mund të jenë nga Zona e Fushë-Krujës dhe Niklës, por ende nuk ka emra konkret, të paktën deri në orët e vona të ditës së djeshme.

Prova kryesore që mund të çojë në identifikimin e njërit prej të dyshuarve tashmë është në duart e policisë dhe në një kohë të shkurtër pritet që të dalin analizat e ADN-së.

Grabitja mund të ishte parandaluar, shoqëria  e sigurisë u paralajmërua

Shoqëria e sigurisë së Aeroportit është vënë në dijeni për masat mjaft të ulëta një muaj më parë.

Tre eksperimente të kryer nga agjentë të infiltruar të Policisë së Shtetit mundën që të fusnin tritol, armë të ftohtë thikë dhe për më tepër, pikërisht në portën nga ku kaluan lehtësisht autorët, edhe agjentët e policisë arritën që ta hapnin, pa u diktuar nga patrullat vëzhguese dhe salla qëndrore e kamerave të sigurisë.

Për 10 minuta simulatorët e policisë më datë 20 prill të këtij viti kryen eksperimentet duke çarë rrethimin dhe nuk janë kapur nga sistemi i kamerave të kompanisë ICTS, e cila merrej me sigurinë e Aeroportit të Rinasit.

Raporti jep detaje të cilat vërtetojnë sesa i pasigurtë është aeroporti dhe bashkë me të edhe indiferencën me të cilën e trajtuan çështjen drejtuesit e “Airport Partners” dhe kompania ICTS, përgjegjëse për sigurinë në aeroport.

Testi i parë ishte futja e eksplozivit në bagazhet e pasagjerëve dhe ndonëse çanta kaloi në skaner, nuk u u dha sinjali i rrezikut.

Prova tjetër ishte futja e një arme të ftohtë thikë, e cila ishte fshehur në këpucën e një agjenteje të policisë. në këtë rast detektori dha sinjal, por pas kontrollit fizik që u krye, punonjësit e sigurisë nuk e gjetën armën e fshehur në këpucë dhe e lanë agjenten e infiltruar që të kalonte.

Prova e tretë, e cila në këtë rast është “çelësi” i grabitjes së parave ishte hapja pikërisht e portës nga ku u futën tre grabitësit dhe në këtë rast nuk u vunë re as nga vëzhgimi i kamerave, as nga agjentët e kompanisë ICTS që gjendeshin në terren.

Për të trija këto çështje policia në mënyrë të detajuar i ka bërë kërkesë Ministrisë së Transportve, drejtuesve të Aeroportit të Rinasit dhe të kompanisë së sigurisë që në mënyrë të mënjehershme të merrnin masat për rritjen e sigurisë.

Në asnjë rast nuk është marrë asnjë masë dhe duket se edhe grabitja ishte një ngjarje e paralajmëruar.

Dyshimet për bashkëpunëtorë brenda aeroportit

Edhe pse deri më tani janë arrestuar pesë persona nga trupa e shoqërimit të parave dhe nga drejtuesit e konpanisë së sigurisë së aeroportit, dyshimet janë se autorët mund të kenë pasur persona të tjerë të cilët i kanë lajmëruar për mbërritjen e parave.

Furgoni i blinduar që mbante rreth një milionë euro është futur në pistë dhe menjëherë më pas, sapo ka mbërritur në afërsi të avionit që do mbante shumat e mëdha të valutës ia kanë behur grabitësit.

Ata kanë lëvizuar në të gjithë perimetrin e pistës me një shpejtësi krejt normale dhe ndonëse dukej qartë se ishte një automjet jo i kompanisë së sigurisë dhe i paautorizuar, nuk ka pasur asnjë tentativë për t’i ndaluar. Aq më shumë në raste të tilla duhet të ishte lajmëruar Policia e Shtetit, ku një postbllok policor qëndronte jo më larg se 250 metra nga porta ku grabitësit i futën lehtësisht.

Ndërsa ditën e sotme pritet që 5 të ndaluarit për grabitjen e 1 milion eurove në Aeroportin e “Rinasit” do të dalin para Gjykatës së Krujës.

Ata do të njihen zyrtarisht me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe do t’u caktohet masa e sigurisë. MAPO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?