Gafa e policit, gjobit makinën që kishte parkuar sipas sinjalistikës

Mund të parkosh duke respektuar sinjalistikën, por edhe mund të gjobitesh. Kjo i ka ndodhur një drejtuesi mjeti, i cili ka vendosur të ironizojë gjobën e vendosur nga policia, duke publikuar një status në rrjetet sociale.

Sic duket punonjësi i policisë i ka rënë shkurt duke gjobitur vetëm një makinë, ndërsa sipas denoncuesit 4 automjetet që kishin parkuar gabim, kanë shpëtuar nga gjoba.

I dashur Polic Genci… Mund të më kishe gjobitur për 1 milion arsye por jo për "pushim mjeti në sens të kundërt me levizjen” sepse po të shohesh foton ilustruese kupton që jam i betmi mjet në kahun e lëvizjes dhe 4 mjetet përballë kanë parkuar kundravajtje.

Shih silanjistiken horizontale dhe vertikale.

P.S. BRAVO GENCI, BRAVO ÇUNA…”, shkruan drejtuesi i makinës së gjobitur.

SHKARKO APP