Galdini dhe Menduh Thaci: Marreveshja e Ohrit duhet permiresuar

Ne Seline e PDSH ne Tetove u zhvillua takimi zyrtar mes Kryetarit te kesaj Partie z. Menduh Thaci dhe Kryetarit te LDE  – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini.
Te dy bashkebiseduesit folen per situaten e shqiptareve ne Maqedoni si edhe per krizen ne te cilen eshte zhytur ky vend. Menduh Thaci u shpreh se :”Ne Maqedoni nuk mund te kete zgjidhje te asnje krize nese keto zgjidhje nuk vijne me shqiptaret si faktor i barabarte, i domosdoshem ne cdo strukture sociale, politike, institucionale dhe kushtetuese te Maqedonise. Marreveshja e Ohrit duhet permiresuar dhe avancuar. Sot Maqedonia vuan nje krize te zvogelimit te hapesires se lojes politike brenda faktoreve maqedonas, pikerisht sepse te dyja Partite kryesore maqedonase kane shperfillur dhe nuk ka vendosur nje raport te drejte e te barabarte me faktorin shqiptar. Ka ardhur koha qe ky realitet te ndryshoje domosdoshmerisht. Maqedonia mund te ekzistoje vetem nese shqiptaret jane te barabarte ne shtetformimin e saj, te barabarte ne institucione, kushtetute, ligje dhe zbatimin praktik. Formulat e perfaqesimit institucional duhet te ndryshojne, po ashtu edhe formulat kushtetuese e ligjore.”
Kryetari i LDE Galdini u shpreh se :”Marreveshja e Ohrit ka qene e mire per te tejkaluar nje krize, por nuk eshte me e mjaftueshme per te vendosur barazvlefshmeri ne perfaqesimin e shqiptareve ne Shtetin e Maqedonise. Kjo Marreveshje duhet avancuar dhe permiresuar. Nderkohe qe eshte domosdoshmeri qe Tirana politike dhe Tirana zyrtare te jene edhe me te pranishme dhe me nderaktive me faktoret politike shqiptare ne Maqedoni. Shqiperia eshte vend Anetar i NATO dhe duhet ta ushtroje fuqishem ndikimin e saj per te ndihmuar, mbeshtetur dhe perforcuar faktin se edhe Maqedonia i perket NATO-s e askujt tjeter.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?