Galdini: Rama dëgjon veten dhe shpërfill kritikët
“Degjesa e sotme publike per stadiumin kombetar, ka perfunduar ne nje akt vetepelqimi e vetedegjimi te Edi Rames dhe servileve te tij, ndersa jashte dyerve te salles u ndaluan dhe u shperfillen njerez publike te cilet kishin shkuar aty per tu bere veshet dhe goja e qytetareve, ne ate qe zyrtarisht quhej degjese publike. – u shpreh ne nje deklarate per shtyp Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini.
Nuk mund te vazhdojme me, ne kete qerthull banal arrogance e papergjegjshmerie te kesaj Qeverie klienteliste dhe koruptopatike, e cila na quan qorra neve qe kemi kundershti per marrezite e Pakices Politike Plackitese. – vijon Galdini. Me tej Kryetari i LDE thote se: Kur Kryeministri mburret per dashurine e tij per betonin qe vret Parkun e Liqenit dhe per Kullen qe perdor si pishine bari Stadiumin Kombetar, neve nuk na mbetet se e vetmja fobi qe kemi ne qytetaret shqiptare, eshte fobia ndaj Kulles se Shemtuar qe kemi ne Krye te Qeveriae sone. Nuk jemi qorra, sepse ne e shohim shemtine qe perfaqeson ky Kryeminister arrogant, i papergjegjshem, autokratik dhe koruptopat. Qytetaret shqiptare nuk mund te qendrojne me te heshtur kur Kryeministri i tyre e deshmon kaq qartazi se gjithcka ai do eshte qe te degjoje vetem veten e tij. Ne duhet te bucasim qe ose Kryeministri te na degjoje, ose te sikteriset.
KOHA JONË SONDAZH

