Galdini: Zgjedhjet e parakohshme jane e vetmja zgjidhje

Ne nje takim qe ka zhvilluar me intelektuale dhe perfaqesues te profesioneve te lira, Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike, z. Arian Galdini ka deklaruar se: “Qeverisja e Edi Rames eshte shnderruar ne nje zvarritje e gjobevenie kolektive per te sotmen dhe te nesermen tone. Kuvendin e kriminalizoi, Partine Socialiste e zaptoi, e tani po kerkon te privatizoje edhe Shtetin me Partneritetin Privat Publik. Ndersa neve qytetareve na quan dele ose budallenj nese nuk e votojme, e intelektualet i quan lukuni e shpifur a gojeshqyer nese e kritikojne. Cdo dite e Edi Rames ne Krye te Qeverise eshte nje dite e keqe qe na thellon felligeshtine ku jemi zhytur e rrit deshperimin e te ligen ku na kane katandisur. Vini re, Edi Rama papushim perserit se Statusi dhe Demokracia e brendshme e PS nuk jane ceshtje e publikut, nderkohe qe cdo dite i rremben publikut nga 2 ore kohe televizive me fjalime nga sallat administrative ku ndahen kartat e anetaresimeve te reja ne PS. Ky eshte shembulli i mohimit me fjale i gjithckaje ben me vepra. Ose statusi dhe demokracia e brendshme e nje partie jane ceshtje e publikut, ose edhe anetaresimet e reja ne kete parti nuk kane pse te jene ceshtje e publikut.”
Me tej ne bashkebisedimin e tij me intelektualet dhe profesionistet e lire, Kryetari i LDE Arian Galdini tha se:”Zgjedhjet e reja jane e vetmja zgjidhje per shoqerine shqiptare. Duhet ta detyrojme Edi Ramen me cdo kusht, me cdo mjet demokratik qe ti dorezohet domosdoshmerise historike per riberjen e kontrates sociale, politike dhe qeverisese me qytetaret. Se pari, ta detyrojme Edi Ramen te perballet me qytetaret ne zgjedhje te reja e te parakohshme. Se dyti, te detyrojme te gjithe establishmentin politik majtas e djathtas qe te garantojne e bejne zgjedhje te lira e te ndershme. Kjo eshte beteja politike e LDE. Kete synon te mberrije LDE.”

SHKARKO APP