Gallatë në Skrapar, administratën e ftojnë për takim me zv.ministrin, i takon deputeti i Rilindjes
Rilindja duket se ka gjetur një formë shumë të sofistikuar për të maskuar takimet e saj elektorale dhe partiake me punonjësit e administratës civile.
Gallata e radhës vjen nga Skrapari, ku për mobilizimin e takimeve në prag të fushatës elektorale të zgjedhjeve të ardhshme, deputeti i Rilindjes Adnor Shameti ka përdorur një truk të paparë, për të mundësuar takimin me punonjësit e administratës së spitalit të Skraparit.
Këta të fundit janë njoftuar nje dite me pare, për të pritur Zëvëndësministrin e Shëndetësisë nga Tirana, për një takim që lidhej me problematikat e Spitalit të Çorovodës.
Por mesa duket Zëvendësministri e ka anuluar takimin, dhe meqë punonjësit janë mbledhur, deputeti i zonës Adnor Shameti ka përfituar nga rasti duke u predikuar dogmat e Rilindjes dhe sigurisht duke u dhënë mesazhin punonjësve të spitalit të Çorovodës se duhet të angazhohen dhe të mbledhin vota për Rilindjen në zgjedhjet e ardhshme vendore.
E gjithë kjo do të dukej e pabesueshme, por nuk është koçidence fakti që vetëm një jave më parë, të njëjtin takim deputeti Shameti e kishte bërë dhe me punonjësit e arsimit në Çorovodë, pasi dhe Zëvendësministri i Arsimit që ishte nisur për takim, e kishte anuluar vizitën rrugës.
KOHA JONË SONDAZH

